Edhe një legjendë i thotë lamtumirë futbollit (VIDEO)

Njëri nga futbollistët më të mirë evropianë në 20 vjetshin e fundit, Franck Ribery, ka vendosur të pensionohet. Salernitana e falënderon francezin Ribery, i cili edhe zyrtarisht po përshëndetet me futbollin aktiv.
Francezi nuk shkëputet nga bota e sportit, pasi do t’i bashkohet stafit të Davide Nicola në Salerno.
Nesër kampioni francez, i cili vendosi që në moshën 39-vjeçare të varë këpucët, do të përshëndetet nga tifozeria para ndeshjes ndaj Spezias.
39-vjeçari Ribery pas vetes ka një karrierë të bujshme, duke luajtur në skuadra si: Boulogne, Ales, Brest, Metz, Galatasaray, Marseille, Bayern Munich, Fiorentina e Salernitana.
Pa dyshim që kulmin e karrierës e pati te Bayern Munich ku luajti 12 vjet (2007-2019) dhe pati 273 paraqitje, ndërsa shënoi 86 gola.
Për kombëtaren franceze është paraqitur në 81 ndeshje e ka shënuar 16 gola.
/Shqip.com