Rozë

Edhe Getinjo kundër Xhulit? Komenti i tij ngjallë dyshime

Atdheu ka vendosur mbrëmë që të përfundojë lidhjen e tij me Julin.

Ai tha se mendon që raporti me Noizin do të vazhdojë edhe jashtë për këtë edhe po largohet.

E për këtë Juliana është shprehur e mërzitur sa që tha se që në fillim kishte dyshime.

“Atdheu ka ardhur vetëm për lojë, i kam pasur dyshimet e mia që në fillim”, ka thënë pos tjerash Xhuli.

Kjo deklaratë ka bërë bujë në mediat në vend, ndërsa u komentua edhe nga ish konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, përfshirë rep artistin Getinjo.

“Po, po”, ka komentuar Getinjo, duke lënë për të dëshiruar, nëse ai është rreshtuar në krahun e Atdheut dhe kundër Xhulit.

Duket se ky rreshtim vjen pasi Juliana nuk i ka raportet e mira me të dashurin e tij, Vivien.

/Shqip.com