Edhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë – Jefrrey Hovenier e “shijoi” ndeshjen Prishtina-Ylli
Publikuar:
(14.05.2022 23:14:44)

KB Prishtina ishte nikoqire e Yllit – sonte në kuadër të gjysmëfinales së play-offit në kuadër të elitës së basketbollit kosovar.
I pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve ishte edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Në postimin e bërë në Facebook – nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ai citohet të ketë thënë “Lojë e shkëlqyer: Sigal Prishtina kundër Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale. Urime Golden Eagle Yllit dhe suksese në finale”.
Sa i përket takimit, Ylli triumfoi me rezultat të thellë 56-75.
Skuadra nga Suhareka tashmë është finaliste dhe e pret fituesin e përballjes tjetër Trepça-Peja. /Shqip.com