Lajme

E përmendi Kurti si organizator i bllokadave në veri, vjen reagimi i Dajkoviqit

Qytetari serb i Malit të Zi, Vladislav Dajković, i përmendur nga kryeministri Albin Kurti si organizator i bllokimit në Veriun e Kosovës.

“Kam lindur serb dhe do të vdes i tillë, nuk jam ekstremist e as mercenar pro-rus”.

Kështu është përgjigjur Vladislav Dajkoviqit i përmendur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si njëri nga personat me “veprimtari kriminale” që qëndrojnë mbrapa bllokimeve në Veriun e Kosovës.

“Ai ka lidhje të ngushta me agjentin propagandues serb, Boris Malagurski, si dhe me propaganduesin francez prorus, Arnaud Gouillon. Dajković, është edhe anëtar i Lëvizjes Imperialiste Ruse që është shpallur organizatë terroriste nga ShBA-të”, ka shkruar Kurti për Dajkoviqin të shtunën.

Por, këto pretendime i ka mohuar serbi nga Mali i Zi.

Lexo edhe:
Presidenti i Këshillit Evropian: Të qetësohet situata në veri dhe të vazhdojë dialogu

“Kurti, në deklaratën zyrtare, më quajti ekstremist dhe njeri me pamje ′ pro-serbe ′ që erdhi për të bërë trazira në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu ka shtuar se “ka marrë kërcënime nga shqiptarët”.

Përpos tij, Kurti ka përmendur edhe emrin e Igor Braunović si nga nga organizatorët e protestave në Veriun e Kosovës.

Tash janë bërë shtatë ditë që kur Njësitet Speciale janë poziconuar në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Zbatimi i reciprocitetit të targave është misioni i tyre, vendim qeveritar i kundërshtuar nga serbët lokalë.

Por, institucionet në Prishtinë kanë thënë se mbrapa këtyre protestave qëndron Beogradi përmes grupeve paramilitare në veri. /Shqip.com

Foto e publikuar nga kryeministri Albin Kurti.