Lajme

Kryeministri Kurti tregon se kush po qëndron mbrapa protestave në veri

Personat e përmendur nga Kurti që po qëndrojnë mbrapa protestave në Veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se kush po qëndron mbrapa protestave në Veriun e Kosovës kundër vendimit të Qeverisë për reciprociteti në targa.

Kreu i ekzekutivit ka përmendur emrin e Vladislav Dajkovic dhe Igor Braunović, duke shtuar se janë të dëshmuar për “veprimtari kriminale”.

Për të dytë, Kurti tregoi lidhjet e tyre që kanë me qarqe pro-ruse. Ata i karakterizon aktiviteti pro-rus në Malin e Zi.

Lexo edhe:
Rama thotë se “Ballkani i Hapur” nuk ndikon në marrëdhëniet me Kosovën

Ai ka lidhje të ngushta me agjentin propagandues serb, Boris Malagurski, si dhe me propaganduesin francez prorus, Arnaud Gouillon. Dajković, është edhe anëtar i Lëvizjes Imperialiste Ruse që është shpallur organizatë terroriste nga ShBA-të”, tha Kurti për Dajković.

“Për më tepër, Dikić ka qenë i involvuar në thyerjen e kutive të votimit në komunën veriore të Mitrovicës në zgjedhjet lokale 2013, si dhe në heqjen e përmendores së UÇPMB-së në Preshevë po ashtu në vitin 2013”, ka shkruar Kurti për Dikićn në Facebook.

Nga e hëna në Veriun e Kosovës ka protesta kundër reciprocitetin të targave.

Serbët lokalë kanë bllokuar rrugët në Jarinje dhe Bërnajk duke përdorur kamionët si pengesa.

Aty janë të pozicionuara Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës.

Helikopterët serbë duke fluturuar afër Kosovës

Të shtunën në atë pjesë kanë patrulluar helikopterët serbë.

Pos kësaj është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok.

Pas këtyre zhvillimeve kryeministri i Kosovës kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë.

Të njëjtën thirrje e kanë pasur edhe liderët opozitarë. /Shqip.com