Sport Shqiptar

E pazakontë/ Rrufeja ndërpret ndeshjen Gjermani-Danimarkë (FOTO)

Ndeshja Gjermani-Danimarkë u ndërpre për 20 minuta pasi një rrufe ra pranë stadiumit Signal Iduna Park.

Ka qenë arbitri anglez, Oliver që ndërpreu përkohësisht takimin, për shkak të kushteve atmosferike jo të duhura. Më saktësisht, Oliver është trembur nga stuhia dhe rrufetë e mundshme, duke dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Në bazë të asaj çfarë shkruan rregullorja në raste të tilla, vendimi final për rinisjen u mor pas disa minutash konsultimi.

Ndërkohë, tifozët nuk hezituan të qëndrojnë në shkallët e stadiumit, duke i rezistuar këtij moti, vetëm e vetëm për të ndjekur nga afër skuadrën e zemrës.

/Shqip.com