Rozë

Efi tregon vendimin e babait të saj për marrëdhënien me Mevlanin

Efi

Debatet dhe mosmarrëveshjet janë duke vazhduar në emisionin “Përputhen”.

Një e tillë ka ndodhur në mes të Efit dhe Mevlanit.

Kjo e fundit ka shpjeguar situatën e krijuar më këngëtarin.

Ka qenë babai i saj ai i cili është mërzitur për këtë situatë duke e kritikuar për vendimin e vonuar të saj.

“Hera e parë që kur kam qenë pjesë e Për’puthen që jam ndjerë shume keq se e kam parë që është mërzitur dhe më tha që ke vonuar shumë për të ndaluar takimet me të, pasi ai njeri ty vetëm të ka ulur”, tha Efi.

Mevlan Shaba

Ajo shpjegoi se si situata e krijuar i ka krijuar babit të saj përshtypjen që Mevlani po luan me të.

“Ai po luan imagjino se çfarë përshtypjeje po i jep babit tim, një moment është mirë një moment është keq”, shtoi më tej ajo.

Efi dhe Mevlani kanë pasur debate të vazhdueshme të cilat kanë ndikuar në vendimin e Efit për ndërprerjen e takimeve.

Shumë situata midis tyre duke nisur që nga mohimi i deklaratave, largimi nga takimi dhe akuza ndaj njëri-tjetrit kanë sjellë mosmarrëveshje./SHQIP.com