E ardhmja e “El Matador” ende e “mjegullt”

Është “vrasës” edhe në moshën 34 vjeçare.
Edinson Cavani është ende një emër i madh në futbollin evropian.
Përkundër lëndimeve të shumta që ka pasur kohëve të fundit, sa herë që është paraqitur në fushën e gjelbër – paraqitjet i ka pasur për çdo lavdatë.
Por, që nga ardhja e Cristiano Ronaldos ai ka pasur minutazh të kufizuar dhe zëat për një largim të mundshëm të tij nga “Teatri i Ëndrave” veçse janë shtuar kohëve të fundit.
Së fundmi është raportuar për një kalim të mundshëm në Brazil, te Corinthas, por sipas Fabrizio Romanos nuk ka pasur ende bisedime mes të dyja klubeve.

“Nuk ka akoma bisedime mes Cavani e Corinthians. Në anën tjetër shumë klube evropiane kanë paraqitur interes për shërbimet e uruguajanit që në merkaton e janarit, por akoma nuk ka ndonjë vendim nëse United janë të interesuar ta lirojnë”, ka shkruar Romano në Twitter.
24 vjeçari ka zhvilliuar pesë paraqitje në këtë sezonë të Premierligë – ndërsa ka shënuar një gol.
Paraqitje fenomenale zhvilloi në kampionatin e kaluar, pasi shënoi dhjetë gola në 26 ndeshje të zhvilluara të Premierligës.
Kurse, në Europaligë kishte shënuar gjashtë gola – në vetëm pesë paraqitje.
Ai kishte zbarkuar në Angli si transfer i lirë, ndërsa ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2022. /Shqip.com