Dy të vdekur e dhjetëra të plagosur në Kupën e Gjirit Persik

Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një rrëmujë që shpërtheu jashtë një stadiumi futbolli në Irak, përpara finales së Kupës së Gjirit Persik, midis Irakut dhe Omanit.
Mijëra tifozë u mblodhën jashtë stadiumit kombëtar të futbollit të Irakut në qytetin jugor të Basrës të enjten, disa orë përpara se finalja e kupës të niste. Turma të mëdha ishin mbledhur që nga mëngjesi me shpresën për të parë ndeshjen e rrallë ndërkombëtare në shtëpi midis Irakut dhe vizitorëve Omanit. “Ka pasur një vdekje dhe dhjetëra dëmtime të lehta,” tha një mjek.
Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme dha të njëjtën shifër, por agjencitë e lajmeve më vonë e çuan në dy numrin e të vdekurve.
Ndërkaq, Agjencia irakiane e lajmeve raportoi se disa nga 60 personat që u plagosën jashtë stadiumit ndërkombëtar të Basrës janë në gjendje kritike.
/Shqip.com