Sport Shqiptar

Dy super gjysmëfinale në basketboll

Peja-Trepça

Në kuadër të Kupës së Kosovës në basketboll, në konkurrencën e meshkujve u zhvilluan dy gjysmëfinale të jashtëzakonshme, Peja-Trepça dhe Ylli-Bashkimi.

Trepça dhe Bashkimi siguruan biletat për në finale.

Peja e Dardan Berishës pas triumfit ndaj Sigal Prishtinës si nikoqire e këtij kampionati u ndal nga Trepça që ishin më të vendosur deri në fund.

Ndeshjen që përfundoi me rezultat 83-76 e dominuan në fillim pejanët por që xehetarët u rikthyen dhe deri në fund e ruajtën epërsinë.

Te Trepça u dalluan Amin Hot me nëntë pikë, nëntë asistime, dhe dhjetë asistime, Taurus Cockfield me 14 pikë e dhjetë kërcime dhe Corban Collins me 17 pikë, kurse te Peja Daniel Lekndreaj me 17 pikë e 11 kërcime dhe Dardan Berisha me 17 pikë.

Skenar i ngjashëm e karakterizoi edhe gjysmëfinalen e dytë.

Kampionët e Kosovës, Ylli, e nisën më mirë ndeshjen, por që Bashkimi u rikthye në lojë.

Çereku i dytë dhe i tretë si dhe një pjesë e të katërtit sollën një lojë shumë të ngushtë, por që në fund prizrenasit ruajtën më shumë qetësinë për ta fituar takimin.

Më të dalluarit në parket te Ylli ishin Erjon Kastrati me 20 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi John Florebus me 17 pikë e 12 kërcime, Valon Bunjaku me 13 pikë e gjashtë kërcime, dhe Alban Veseli me 12 pikë e gjashtë kërcime.

Finalja zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Final 8 Kupa e Kosovës ka mbledhur 8 ekipet më të mira të Superligës së Meshkujve, 4 më të mirat të femrave, si dhe 4 të Ligës së parë.  

Te femrat Bashkimi dhe Prishtina janë kualifikuar për në finale, ndërsa nga Liga e Parë New Basket dhe Istogu.

Ndeshjet kanë filluar të mërkurën e 9 shkurtit dhe do të vazhdojnë deri nesër, kur do të zhvillohen të tri finalet në secilën konkurrencë./SHQIP.com