Sport Shqiptar

Trepça në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll

Ekipi mitrovicas i basketbollit, Trepça, ka mposhtur Rahovecin lehtësisht për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Xehetarët nga fillimi i ndeshjes ishin më të mirë duke e mbyllur çerekun dhe pjesën e parë me epërsi 6 dhe 15 pikë, përkatësisht.

Pjesa e dytë vazhdoi ngjashëm me çerekun e tretë që u mbyll 62-42, e me epërsi të njëjtë përfundoi edhe ndeshja(77-47).

Te Trepça u dalluan Amin Hoti me 14 pikë e 4 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë, kurse te Rahoveci Tj Dunans me 14 pikë e 8 kërcime dhe Fisnik Rugova me  10 pikë e 8 kërcime.

Trepça në finale pret fituesit e ndeshjes Peja-Sigal Prishtina, që zhvillohet nga ora 20:00.