Sport Shqiptar

Trepça kualifikohet në finale

Trepça ka eliminuar Pejën në gjysmëfinale të Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll me rezultat 83-76.

Ndeshja filloi më mirë për Pejën, e cila çerekun e parë e përmbylli me epërsi të lartë prej 13 pikësh, 23-10.

Çereku i dytë solli rikthimin e Trepçës në parket, e cila shënoi 11 pikë më shumë se Peja për të përmbyllur pjesën e parë me vetëm dy pikë dallim, 37-35.

Çereku i tretë dhe i katërt i takuan po ashtu Trepçës, e cila kaloi në epërsi në të tretin dhe e ruajti atë deri në fund të së katërtit.

Te Trepça lojtarët më efikas ishin Drilon Hajrizi dhe Corman Collins, të cilët shënuan nga 17 pikë secili, ndërsa te Peja ishrte Dardan Berisha me 19 dhe Daniel Lekëndreaj me 17.

Trepça tash do të përballet me fituesin e ndeshjes Ylli-Bashkimi që zhvillohet sot nga ora 20:00./SHQIP.com