Art Jetese

Dy përbërësit e qumështit dhe djathit që ndihmojnë për një shëndet më të mirë

Qumështi dhe nënproduktet e qumështit janë komponentë të rëndësishëm të një diete të shëndetshme.

Vështirë se ndonjë ushqim tjetër është kaq i pasur me përbërës të shëndetshëm.

Është e njohur se qumështi është i mirë për kockat dhe se fëmijët duhet të konsumojnë shumë qumësht për të ndërtuar dhëmbët e tyre.

Përveç shumë përbërësve të shëndetshëm si kalciumi, magnezi, kaliumi, jodi dhe zinku, qumështi dhe produktet e qumështit japin një kontribut vendimtar në mbulimin e nevojave ditore dhe për këtë arsye janë të pazëvendësueshme në dietën tonë.

Përbërësit e panjohur ndihmues: triptofani dhe kazeina

Produktet e qumështit dhe djathit përmbajnë “përbërës që të bëjnë të ndihesh më mirë” siç është triptofani, një pararendës i hormonit të lumturisë, serotoninës.

Meqenëse trupi nuk mund të prodhojë vetë triptofan, ai duhet të merret përmes ushqimit.

Qumështi dhe djathi, por edhe arrat, mishi pa dhjamë dhe peshku janë të pasura me triptofan.

Një fetë djathi kaçkavall përmban rreth 130 mg triptofan, ndërkohë që nevoja ditore është rreth 250 mg.

Në mënyrë që triptofani të përthithet shpejt nga truri, nevojiten karbohidrate shtesë.

Një fetë djathë gjithashtu ndalon kariusin dhe baktusin, sepse djathi mbron dhëmbët nga prishja: pas ngrënies, acidet sulmojnë smaltin e dhëmbëve dhe tresin mineralet.

Proteina “kazeinë” tashmë kombinohet në gojë me kalciumin dhe fosfatin që përmban djathi.

Ky kombinim zëvendëson mineralet e humbura dhe në këtë mënyrë shërben për të parandaluar prishjen e dhëmbëve.

/Shqip.com