Rozë

Dy ish-fitues rikthehen në Big Brother Vip Albania

Shtëpisë më të madhe në Shqipëri, Big Brother VIP Albania natën e mbrëmshme iu janë bashkuar edhe gjashtë banorë të tjerë.

Por, dy prej tyre kanë qenë fitues të edicioneve të kaluara të Big Brother Albania.

Bëhet fjalë për Qetsorin i cili ishe fitues i Big Brother 2 e po ashtu loja e tij ishte komentuar mjaftë shumë nga Luizi dhe tani po konsiderohet një konkurrent i fortë brenda.

Kurse, banorja e dytë ishte Fotinia e që është fituesja e edicionit të nëntë të Big Brother. Ndërsa, brenda shtëpisë ajo kishte bërë dasmën e saj me konkurrentin tjetër, Danjelin.

Kujtojmë se banorët tjerë që iu bashkuan mbrëmë shtëpisë ishin: Antoneta, Sabiani, Elvisi dhe Jori Delli.

Krahas kësaj, vlen të theksohet se kutinë e pandorës ishte Luizi ai që e hapi mbrëmë. Duke zgjedhur suprizën brenda kutisë, ai dërgoi në televotim Kristin, Armaldon dhe Oltën.

/Shqip.com