Lajme

Dy fëmijë gjejnë para në Ferizaj, i dorëzojnë në Polici

Erion Domaneku dhe Ergin Salihu janë dy fëmijë nga Ferizaj të cilët dje kanë gjetur një shumë të parave tek objekti afarist përball shkollës “Jorenim De Rada”.

Këtë e ka bërë ë ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.

“Dje, rreth orës 15:00 dy fëmijë nga Ferizaj, Erion Domaneku 12 vjeçar dhe Ergin Salihu 11 vjeçar, tek një objekt afarist përball shkollës ‘’Jeronim De Rada’’ në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, i kanë gjetur një shumë të caktuar të të hollave”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës

Paratë e gjetura nga fëmijët, janë dorëzuar në Polici në prezencën e prindërve të tyre.

“Ata në prezencë edhe të prindërve të tyre, menjëherë paratë e gjetura i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj”.

Policia ka lutur pronarin/pronaren e parave që të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj për tu vertetësuar pronësia dhe të bëhet dorëzimi i parave.

Ndërsa, Policia ka falënderuar fëmijët për gjestin./Shqip.com