Lajme

Dugolli: Abelard ngjitja ndonjë shurdhues zhurmës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli ka parashtruar pyetje në drejtim të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me blerjen e shurdhuesve nga deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri

‘’Si qëndron e vërteta në lidhje me këtë lajm, cilat janë masat që duhet të merrni’’ ka thënë Dugolli.

Mirpo në momentin që Dugolli ka parashtruar këtë pyetje afër foltores së tij është afruar Mërgim Lushtaku i cili e ka penguar fjalën për Dugollin.

Shqip.com në një hulumtim të publikuar ka bërë të ditur se Abelard Tahiri në kohën sa Hashim Thaqi ishte kryeministër me para të shtetit kishte blerë armë.

Po ashtu sipas një tjetër hulumitimi del se pos armës, Tahiri ishte furnizuar edhe me shurdhusë.

Po ashtu Tahiri për 7 vjet me radhë e mbajti armën dhe nuk e kthehu.

Lidhur më këtë çështje Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një përgjigje për Shqip.com ka thënë se Prokuroria duhet që të nis hetimet.