Kulturë

Dua Lipa renditet në vendin e parë në platformën ‘iTunes’ në Amerikë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur suksesin e radhës.

Albumi “Future Nostalgia”, i solli asaj shumë suksese, që nga lansimi i tij.

Dueti I Lipës me Elton John rezultoi të jetë një këngë që po dëgjohet anë e mbanë botës.

‘Cold Heart”, renditet si kënga më e dëgjuar në listën e këngëve të iTunes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është edhe hera e parë kur Dua Lipa renditet e para në tabelë, me më së shumti dëgjime.

Dua Lipa, gjithashtu është renditur edhe si gruaja e pestë më e dëgjuar, me 5.7 miliardë transmetime edhe në platformën muzikore “Spotify”.