Rozë

Dua Lipa me sukses të radhës, albumi i saj i dyti më i dëgjuari në Spotify

Dua Lipa

Suksesi i saj është mese i diskutueshëm, derisa nuk po ndalet asnjëherë me projektet e reja.

Kështu, puna e këngëtares me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, tashmë është duke u theksuar edhe më shumë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, artistja ka shpërndarë një fotografi, derisa shihen renditjen e albumeve më të dëgjuara në Spotift.

“Future Nostalgia” është albumi i saj, i cili renditet i dyti në prodhimtaritë më të dëgjuara në mbarë botën.

Në vendin e parë qëndron Olivia Rodrigo me albumin “Sour”, teksa ka lënë pas artistë si Justin Bieber, Ed Sheeran dhe Ariana Grande.

Ndërkohë, “Future Nostalgia” ishte nominuar edhe në edicionin e 63 të çmimeve ‘Grammy Awards’ si ‘Albumi i vitit’.

Dua arriti që në mesin e gjashtë nominimeve, të fitojë një çmim përmes këngës së albumit, “Don’t Start Now”./SHQIP.com