Rozë Ndërkombëtar

Dua Lipa komentohet në Facebook nga Mark Zuckerberg

Dua Lipa

Gjiganti i mediave sociale, Facebook i ka dhënë notën 10-të Dua Lipës.

Ylli shqiptar me famë botërore, e cila është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit, i ka kaluar këto ditë në Kosovë ku interpretoi në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt për katër ditë në Prishtinë.

Këngëtarja shqiptare, krijuese e shumë hiteve, i ka shijuar në maksimum këto ditë ndërsa ka ndarë disa momente të veçanta dhe me ndjekësit.

Së fundmi, ajo ka ndarë disa fotografi në Facebook, ku shkruan: “Mbrëmë rrugës për në festivalin tim të preferuar #SunnyHillFestival”.

Mirëpo, ajo që ka rënë në sy ka qenë komenti që ka bërë Facebook.”She’s a 10 and she has the perfect fit”, shkruhet në komentin e bërë nga gjiganti i rrjeteve sociale. Sigurisht, ky koment ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve./Shqip.com