Driton Kuka: Xhudistët elitar do jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës

Ditën e sotme (e mërkurë) u nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos së Kosovës.
Xhudistët elitar të Kosovës do të jenë pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).
Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili tha se sporti me tri medalje të arta olimpike po përkrahet dita ditës më seriozisht.
“Ditë e madhe për sportin e xhudos por jo vetëm! Memorandumi mes Ministrisë së Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së xhudos! Xhudistët Elitar do jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës. Ku ka më mirë që të rinjtë e të rejat me vlera të larta të jenë pjesë e Ushtrisë së vendit tonë. Ministri Çeku, Ministri Mehaj dhe Kryetari Agron Kuka sot solemnisht nënshkruan marrëveshjen për inkorporimin e sportistëve të sportit të xhudos në Ushtrinë e vendit tonë”, ka shkruar Driton Kuka në “Facebook”.
/Shqip.com