Sport Shqiptar

Drita vazhdon shkëlqimin, mposht edhe Fushë Kosovën

Drita ka regjistruar edhe fitoren e tetë nga po aq ndeshje këtë sezon, derisa ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 3-0 në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

“Intelektualet” fituan setin e parë 25-18, të dytin 25-21, për t’i siguruar pikët e plota në setin e tretë, të cilin e fituan 25-22.

Pas kësaj fitoreje, Drita kryeson në tabelë me 24 pikë pas tetë ndeshjeve, ndërsa Fushë Kosova mbetet në kuotën e pesë pikëve.

/Shqip.com