Sport Shqiptar

Donjeta Sadiku gati për gjysmëfinalen e Botërorit – dita dhe ora e meçit

Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku do të paraqitet sërish në ring nesër, më 18 maj.

Ajo do të ketë përballë boksieren amerikane Ellis Rashida Shakilya, në Kampionatin Botëror të bosit.

Ndeshja gjysmëfinale që do të mbahet në Stamboll, nis me fillim nga ora 18:00.

Në tre duelet e fundit në këtë kompeticion, Saduku tregoi karakter të fortë, duke korrur fitore.

Lista e ndeshjeve gjysmëfinale në Botërorin e boksit

Boksierja mposhti përfaqësuesen e Japonisë dhe Kongos në eleminatore, kurse në çerekfinalen e mbajtur dje, rrahu homologen e saj nga Taipei.

Në formën më të lartë të karrierës, Donjeta është dy ndeshje larg medaljes së artë, diçka që i mungon Kosovës në sirtarët e saj. /Shqip.com