Rozë

Donaldi dhe Bora ironizojnë deklaratën e Eglës ndaj Romeos

Bora dhe Donaldi

Raporti mes Eglës dhe Romeos është klipi i dytë i transmetuar gjatë spektaklit të madh të ‘BBV3’, teksa është shoqëruar me debate dhe tone të larta.

Herë pas here aktorja është parë ta thërrasi Romeon në emrin e dy vëllezërve të tij duke pretenduar se nuk e bën me qëllim, por Romeo shprehet se ajo e bën me tendencë dhe është një tallje për dy vëllezërit e tij që janë jashtë shtëpisë.

Romeo: Nuk më tha pyet Donaldin apo Marion, por më tha ‘o ti Donald, Mario…”. Kjo është një tallje për dy njerëz që jashtë ata Eglës i kanë ndenjur pronto dhe i kanë qendruar me respektin më të madh.

Lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga Bora dhe Donaldi të cilët ironizojnë aktoren:

/Shqip.com