Don Xhoni mbyll sezonin e koncerteve në Drenicë: Për respekt të familjes Jashari
Fenomeni i karantinës, Don Xhoni është njëri prej emrave më të kërkuar për koncerte këtë sezon.
Ai ka qenë i pranishëm në shumë koncerte brenda dhe jashtë Kosovës, por si duket sezonin ka dashur të mbyll në vendin e tij.
Ai mbrëmë ka përformuar në Drenicë në kuadër të pritjes që është organizuar për ndër të mërgimtarëve.

Ai madje ka vizituar edhe varrin e legjendës Adem Jasharit duke thënë se do të këndojë për respekt të familjes Jashari.
“Sot mbyllja e sezonit në Drenicë, më saktësisht në Skenderaj ‘Në shesh’. Mos mendoni që ju kam harruar ‘ëmbëlsira për në fund’”, ka shkruar Reperi nga Drenica.

“Sonte në Drenicë për respekt të familjes Jashari si dhe krejt Drenicës time”, ka ritheksuar ai.
Në anën tjetër, kënga e fundit e Don Xhonit është“ Deri kur”, e lansuar javë me parë./SHQIP.com