Rozë

Dolën çift nga Për’puthen, Erioni dhe Mikela tregojnë a kanë kryer marrëdhënie

Çifti i tretë i këtij sezoni të Për’puthen janë, Erioni dhe Mikela. Pas shumë sfidave, takimeve, hatërmbetjeve mes tyre çifti më në fund u deklaruan për njëri-tjetrin.

Në Për’puthen Prime ishte Erioni ai i cili u kujdes që t’i bëjë propozim romantik Mikelës, kështu ata u larguan të lumtur nga programi.

Ndërkohë menjëherë kanë nisur intervistat për t’i pyetur se si ecën lidhja e tyre jashtë programit.

Ditën e djeshme ata kanë qenë të ftuar tek “Shqipëria Live”, ku kanë rrëfyer eksperiencën që kaluan në programin e dashurisë dhe si po e përjetojnë tashmë romancën që sapo kanë nisur.

Moderatori i programit e ka ngacmuar dyshen me një deklaratë të Mikelës e cila bëri bujë pasi ishte shprehur se ‘nuk kanë kryer marrëdhënie.’

Mirpo ish-konkurrentja e ka sqaruar këtë deklaratë të sajën duke thënë se ishte thjesht një moment kur gjatë takimit ata po ngacmonin njëri-tjetrin.

” Ka qenë batutë kjo dhe titujt vendosen ngacmues. Thjesht ka qenë një takim që po provokonim shumë njëri-tjetrin dhe i thashë boll se me hormone jemi tani”, u përgjigj Mikela kur u ngacmua nga moderatori, Flori Gjini.

Ndonëse publiku tanimë nuk beson në dashuritë e Për’puthen, mbetet për t’u parë se si do ecë kjo e Mikelës me Erionin./Shqip.com