Lajme

Dokumenti në telefonin e Fatmir Shehollit/ Zbulohet plani i Serbisë për radikalizimin e Kosovës: Ndërtoni xhami në çdo fshat, pranë rrugëve dhe shkollave. Pas 20 viteve do duket si Kandahar!

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj analistit Fatmir Shaholli, aty bëhej fjalë për nië plan veprimi që synonte destabilizimin e Kosovës, përceptimin e saj si shtet islamik të radikalizuar dhe nxitjen e përçarjes mes shqiptarëve që jetojnë brenda dhe jashtë shtetit, për të realizuar rezultatin “që pas 20 vitesh, Kosova të duket si Kandahari”, dhe të ndryshojë përceptimin tek ndërkombëtarët.

Në telefonin e të akuzuarit për spiunazh për BIA-n serbe, Fatmir Shehollit, ishte gjetur një fotografi e titulluar “Top sekret 2” me një tekst në të në gjuhën serbe. Sipas planit, do të investohej në masë të madhe në ndërtimin e xhamive dhe shkollave islame. Ndikimi dhe përçarja, sipas këtij dokumenti do të bëhej edhe përmes njerëzve të politikës, sportit e mediave. Synimi, sipas dokumentit të gjetur në telefonin e Shehollit, të cilin e ka prezentuar Prokuroria në akatakuzë, ishte të krijohej bindja tek shqiptarët e Kosovës se ata po jetojnë në një shtet të huaj.

“Me këtë do te arrijmë që ti ndajmë Shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shteti kryesisht në Zvicër dhe Gjermani ku jetojnë Shqiptarët më të pasur dhe me të fuqishëm të cilët e kanë përkrahur Rugovën. Poshtë në Kosmet duhet të krijohet atmosfera ashtu që njerëzit të ndjehen sikur po jetojnë në një shtet të huaj kështu që një pjesë e rinisë do të ikë jashtë Kosovës dhe një pjesë do të vendosin për fenë islame”.

DOKUMENTI I GJETUR NË TELEFONIN E FATMIR SHEHOLLIT, ME TITULL “TOP SECRET”:

PËRKTHIMI NË SHQIP NGA PROKURORIA:

Pasi që të bëjmë marrëveshje me operativet tanë në Kosmet, mbledhjen e fondeve nga ambasadat islamike në Beograd shumica e këtyre parave do të investohen në ndërtimin e xhamive .

Xhamitë duhet të ndërtohen në vende të dukshme si afër auto udhëve, shkollave, qendrave tregtare ndërsa xhamitë ne fshatrat e mëdha duhet të dyfishohen dhe trefishohen” .

“Pranë xhamive, shkollat islamike (mdereset) duhet te shtrihen në të gjithë vendin edhe në ato vende ku interesimi është më i vogël, fëmije dhe të rritur duhet të barten nga vendet ku feja është më e rëndësishme se kombi si nga vendet Mitrovicë, Vushtrri, Djeneral jankovic, Kaqanik, Dragash dhe Prizren. Krahas operativëve Shqiptar kontribut të madh do të japin edhe njerëzit tanë nga Maqedonia, Bosnja dhe Sanxhaku duke përfshirë Romët dhe Ciganet të cilët janë të gatshëm të punojnë per ne dhe të aktivizohen në Islam. Udhëheqësit e bashkësive islamike të Serbisë, Maqedonisë, Bosnes, Kosmetit janë nën kontrollin tonë dhe po punojnë qe sa me shume të inkuadrojnë njerëz me kombësi Shqiptare me ndikim ne Sport , media muzike dhe politike”.

“Edhe në disa parti politike kemi njerëzit tanë të cilët punojnë për ne dhe të cilët e përkrahin fuqishëm islamin dhe të cilët janë të lidhur me udhëheqësit islam të cilët janë duke shpërndarë islamin edhe në vendet ku nuk ka pasur kurrë xhami. Ne vendet perëndimore janë deleguar njerëzit tanë nga bashkësitë islame nga Kosova dhe Sanxhaku të cilët janë nën urdhrat e ambasadave tona në Zvicër, Gjermani dhe Belgjike.

“Me këtë do te arrijmë që ti ndajmë Shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shteti kryesisht në Zvicër dhe Gjermani ku jetojnë Shqiptarët më të pasur dhe me të fuqishëm të cilët e kanë përkrahur Rugovën. Poshtë në Kosmet duhet të krijohet atmosfera ashtu që njerëzit të ndjehen sikur po jetojnë në një shtet të huaj kështu që një pjesë e rinisë do të ikë jashtë Kosovës dhe një pjesë do të vendosin për fenë islame. Pas 20 viteve Kosova do të duket si Kandahar. Fuqitë perendimore do të ndryshojnë mendimin për Kosovën dhe kështu do te vendosin për kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë. Kur kjo të arrihet Serbia do ti ketë duart e lira të përsëris përndjekjen e Shqiptareve në Turqi mirëpo këtë herë jo përmes forcës por përmes udhëheqësve fetarë për punësim dhe duke ju ofruar super kushte për migrim në Turqi. Për këtë Serbia ka dritën jeshile nga shteti i Turqisë”.

Dokumentin e njëjtë, Sheholli ia kishte dërguar një individi me emrin “Viktor Makedonia”, me markimin “Confidential”.

“Në të cilin paraqitet një plan/program politik dhe strategjik i fshehtë, i cili synon zgjerimin e ndikimit të radikalizimit islamik në Kosovë dhe rajon dhe përfshirjes së figurave me ndikim në sport, muzikë, media dhe politike”, thotë Prokuroria Speciale në aktakuzë.

/Shqip.com