DOKUMENT: Pas vendimit të Qeverisë, tregtarët shesin naftën me fitim maksimal 2 centë, kurse ata me pakicë me fitim 12 centë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë publik vendimin për përcaktimin e çmimit të derivateve.
Në nenin 4- të të këtij udhëzimi administrative thuhet se çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës shitur me shumicë është 2 centë, kurse për litër të produktit të shitur me pakicë është 12 centë.
Ky udhëzim administrativ ka për qëllim të përcaktojë mënyrën e rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ri-përtërishme si dhe të vendosjes së masave të tjera mbrojtëse.
Po ashtu është bërë e ditur se ky udhëzim administrativ zbatohet ndaj institucioneve përgjegjëse për tregun e naftës dhe subjekteve që merren me veprimtari të naftës.
Çmimin maksimal e llogarit çdo ditë departamenti përkatës i ministrisë përgjegjëse për tregun e naftës. Çmimi maksimal publikohet para orës 10:00 dhe hyn në fuqi në orën 10:00.
Ky vendim do të mbetet në fuqi për 90 ditë përveç nëse shprehimisht përcakton ndryshe
Dokumentin mund ta shihni duke klikuar këtu./Shqip.com