Ekonomi

MINT nis përgatitjen e një vendimi për rregullimin e çmimit të naftës

Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës i cili parasheh që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.

“ Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse. MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Ndërsa theksojnë se në ndërkohë janë duke bërë monitorimin e tregut.

Çmimi i naftës në disa pika në Kosovë ka pësuar rritje – 1.75 cent për litër.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani për Shqip.com ka thënë se tek berza e naftës ka një lëvizje të madhe ndërkombëtare dhe sipas tij çmimi është i lartë për gjendjen ekonomike të cilën e kanë qytetarët në Kosovë.

“Sot çmimet sillen përafërsisht në tregun kosovar Dizelli 1.75 cent Benzina 1.77 cent. Sa i përket rritjes së çmimeve se a do te ketë rritje dhe sa do te mbërrin çmimi s’mundemi me paragjyku, se ka lëvizje të madhe në berzen ndërkombëtare. Çmimet janë të larta për gjendjen ekonomike të cilën e kanë qytetarët tanë. Po rritja e derivateve është duke ndodhur në tër globin e jo vetëm të ne”, ka thënë Berjani.

Ai gjithashtu ka thënë se beson se qytetarët janë duke e kuptuar se rritja e çmimeve e dikton berza., dhe sipas tij kjo po ndodhë në të gjithë botën.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ka thënë se stabilizim të tregut do te kemi pasi të përfundon lufta Ukrainë & Rusi./Shqip.com