Lajme

Miratohet udhëzimi për rregullimin e çmimeve të naftës, Hajdari: Ka mospërputhje me çmimet botërore

MINT, Nafta

Qeveria e Kosovës ka miratuar udhëzimin për rregullimin e çmimeve të naftës.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e 84-të të Qeverisë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se kanë vërejtur një mos-përputhje në mes të cmimeve të naftës botërore dhe vendore.

“Qeveria me akt nënligjor të përcaktojë çmimin e karburanteve të naftës që bëhet për të mbrojtur konsumatorin dhe për të rregulluar konkurrencën. Në bazë të evidencave që ka Ministria e Tregtisë, ka mospërputhje në çmimet e naftës. Udhëzimi në fjalë është përgatitur në koordinim me Ministrinë e Financave dhe me këtë udhëzim propozoj përcaktimin e menjëhershëm të çmimit të naftës. Në emër të Ministrisë së Tregtisë i propozoj qeverisë për rregullimin e çmimit të karburanteve të naftës”, tha ajo.

Ligji i ri për rregullimin e çmimeve të naftës parasheh që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.

Ilustrim

“Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse. MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt”, thuhet në njoftimin e MINT.

Lexo edhe:
MINT: Naftëtarët nuk mund ta shuajnë veprimtarinë vetëm pse janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë

Theksojmë se kryeminsitri Albin Kurti ka thirrur ministrat në mbledhjen e 84-të të Qeverisë ku në rend dite janë 23 pika./Shqip.com