Lajme

Dobroshi: Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të AAC-së, Skender Halili, ka konflikt interesi me drejtorin e përgjithshëm të AAC-së, Bujar Ejupin

Arianit Dobroshi

Sindikata e Punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil kanë kërkuar shkarkimin nga pozita të Skender Halitit gjatë ditës së sotme.

Lidhur më këtë, Shqip.com ka kontaktuar ushtruesin e detyrës së sindikatës së punëtorëve, Arianit Dobroshi.

Dobroshi në një prononcim për Shqip.com ka thënë se kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të AAC-së, Skender Halili, ka konflikt interesi me drejtorin e përgjithshëm të AAC-së, Bujar Ejupin.

“Arsyeja është për shkak se ka konflikt interesi me Bujar Ejupin. Këta të dy kanë punuar bashkë për shumë vite në një OJQ. Ministri i njëjtë që e ka emëruar Bujar Ejupin e ka emëruar edhe Skender Halilin”, ka thënë Dobroshi.

Lexo edhe:
Kryesuesi i Bordit të AAC- së: Asnjëherë nuk është kërkuar mbledhje për shkarkimin e drejtorit, vendimin e kanë marrë vet tre anëtarët

Ai ka thënë se kjo për ta si sindikatë është e papranueshme.

“Kjo për ne është e papranueshme sepse kemi mungesë të punës së bordit, sepse vazhdimisht është penguar puna e bordit për tu realizuar detyrat” ka thënë Dobroshi.

Ai ka shtuar se nga ana e Bujar Ejupit ka pasur dhunë psikike, keqpërdorim, presione në anëtarët e sindikatës.

Dobroshi ka thënë se ka pasur takim me bordin, por që këto takime nuk kanë dhënë fryte.

Sindikata po ashtu ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse – Ministrit Liburn Aliu dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës – që ta shkarkojnë Skender Hailin nga Bordi./Shqip.com