Kica-Xhelili: Mostrat e Astrit Deharit nuk janë vetëm dëshmi,janë zë për të vërtetën
Gjatë ditës së sotme, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur lidhur me video incizimet për të cilat ka paralajmëruar në ditën e djeshme pas pretendimeve se kryeministri Albin Kurti ka dhënë urdhër në Kuvend që të bëhet shkarkimi i tij.
Përmes një konference për media, Abazi ka thënë se duhet të kërkohen këto video-incizime që të konfirmohet se kush i zhduku mostrat e Astrit Deharit.
Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e deputetës së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
Sipas Xhelilit, Mostrat e Astrit Deharit nuk janë vetëm dëshmi. Janë ZË për të vërtetën! Zëri i tij.
“Qeverisë e sidomos Ministrisë së Drejtësisë nuk mund t’i falet ASNJË sekond më tepër për çdo ditë që kalon pa këtë të VËRTETË! Njësoj vlen për Institutin e Mjekësisë Ligjore e Prokurorinë. KU janë mostrat? KU janë inçizimet? KUSH e ka ndërmend të jap përgjegjësi në këtë vend pa cinizëm përçarës politik?” ka thënë Xhelili.
Kjo mungesë e transparencës; kjo gjuhë përçarëse e kjo mungesë absolute e dhënies së llogarisë po na lëndon demokracinë, hapur e me të gjitha dritat ndezur, ka shtuar më tutje Xhelili.
/Shqip.com