Rozë

Do bënte hapjen në ‘Festën e Birrës’ në Korçë – Capital T bën thirrje për bojkot

Reperi, Capital T

Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic në Shqipëri në ‘Festën e Birrës’ në Korçë ka nxitur reagime të mëdha nga artistët e skenës shqiptare.

Një reagim së fundmi e bëri edhe reperi shqiptar, Capital T.

Ai ka treguar se do bënte hapjen në këtë eveniment, por që e kishte anuluar performancën e tij me të dëgjuar për ardhjen e Bregovicit.

“E ndjeva të rrugës të reagoj për eventin e Festës së Birrës në Korçë për shkak se isha i ftuar të bëj hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur të jem aty afër njerëzve që e duan muzikën dhe prezencën time aty. Por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe i kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova të anuloj performancën time”, ka deklaruar ai.

Ai i bëri thirrje popullit shqiptar që ta bojkotojnë këtë eveniment pasi që një ftesë e tillë nuk është dashur t’i bëhet kurrë.

Trimi po ashtu ka kërkuar nga Bashkësia e Korçës që të bëhet anulimi i ftesës për këngëtarin serb.

Ju kërkoj falje të gjithë atyre që ndoshta e kishin shijuar atë moment bashkë me mua aty edhe iu bëj thirrje Bashkisë së Korçës absolutisht ta anulojnë prezencën e tij në Shqipëri për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur dhe nuk i takon komunës së Korçës si institucion shtetëror që ta sjell një artist serb në këtë kohë në Shqipëri”, ka pohuar ai.

Ai më tej, ka shtuar se gjithë ata që dëshirojnë ta dëgjojnë muzikën e tij mund të shkojnë ta dëgjojnë në Serbi./SHQIP.com