Rozë

“Djalli punon shumë, por unë ende më shumë”, befason Era

Era Istrefi,

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi po kthehet shumë shpejtë me një këngë të re pas një kohë të gjatë pa lansuar asnjë projekt.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj në ‘Instagram’, ku e ka shoqëruar edhe më një mbishkrim interesante.

Era shkruan se ‘Djalli punon shumë, por unë ende më shumë”.

Kjo padyshim se i ka gëzuar fansat e saj që kanë shkruar komente të shumta te fotografia që këngëtarja e ka postuar duke pritur me padurim projektin e saj.

Nuk dihet nëse ky projekt do të jetë solo apo në bashkëpunim pasi që ditë më parë në media ka qarkulluar një fotografi e Skerdit me Erën nga një studio muzikore.

Dyshja në atë foto nuk kanë dhënë detaje por menjëherë filluan aludimet për një bashkim forcave.

Lexo edhe:
Çka i bëri bashkë Era Istrefin dhe Skerdin?

Se çka do të sjellë Era neve na mbetët vetëm të presim, por kënga pritet të jetë hite pasi që jemi mësuar nga ajo./SHQIP.com