Rozë

Rrëfimi tronditës i Meritonit për djalin dhe e vërteta e akuzave për ish-partneren

Meritoni ka tronditur me rrëfimin e tij në prime-n e djeshëm të Big Brother VIP Albania.

Në dhomën e rrëfimit ai ka treguar se djali i tij 5-vjeçar, Loar, është diagnostikuar me spektër të autizmit.

Ai ka treguar edhe arsyen pse është ndarë me partneren e tij, nënën e djalit.

Meritoni thekson se ka qenë 22 vjeç kur është bërë baba, por që nuk ka qenë i pranishëm përkrah partneres kur djali i tij, Lear, erdhi në jetë.

Banori i BBV tregoi brengën e jetës së tij, që të jetë në krah të djalit të mitur.

Meritoni: Çdo ditë që kalon, e kuptojmë veten dhe gabimet që bëjmë. E kam kuptuar çfarë dua, çfarë bëj dhe kur të dal e di që duhet të jem shembull për familjen time dhe për të afërmit e mi. Disa herë Roza e ka përmendur historinë e djalit tim por nuk më ka pyetur për të mësuar. Nuk e di pse djali im është larg apo pse unë nuk jam me të.

Kam shumë emocione kur flas për djalin tim. Kam shumë muaj që nuk e shoh, apo që nuk ia dëgjoj zërin. Isha vetëm 22 vjeç kur kuptova që do bëhesha baba. Nuk kam qenë aty kur lindi djali sepse ai ishte në Itali. Nuk kisha as vizë për të udhëtuar. Ishte dhe covid, nuk e kam takuar edhe për dy vjet për shkak të problemeve me nënën e tij. E kam takuar pas dy vitesh. Ka qenë emocionuese. Kam pasur probleme me nënë e tij, nuk flas dot më. Do doja shumë ta kisha afër por nëna e tij nuk do. Dua ta falenderoj shumë për gjithçka, për djalin, ai është arsyeja që na mban afër. Më ka marrë malli. Do doja të shikoja video ose diçka por nuk do nëna e tij. Uroj që një ditë ai të bëhet burrë dhe ta kuptojë ndarjen tonë. Do t’i kërkoj falje për shumë gjëra dhe dua të jem shembull për të. Çdo gjë e bëj për të.

Më nënë e tij jemi njohur që 17 vjeç, kemi pasur një dashuri shumë të madhe. 22 vjeç kuptuam që do bëheshim prindër. 23 u bëra baba, aty nisën problemet. Si i ri nisa të krijoj diçka brenda qytetit tim, ajo ishte në Austri. Debati ishte ku do jetonim. Unë nuk kisha vizë, ajo më vendosi kusht që eja në Austri ose ne nuk vijmë, për këtë arsye ne u ndamë. Unë doja që të jetonim në Prishtinë. Kjo nuk u bë dhe gjërat janë si tani, unë nuk e takoj më.

Unë duhet të prezantoja një festival dhe mora vizë për të udhëtuar. Kur festivali dështoi unë u gëzova sepse kisha mundësinë ta takoja. Me atë vizë dy-ditore udhëtova drejt Zvicrës dhe aty e takova për herë të parë.

Unë jam brenda për një kauzë që nuk e kam folur më parë. Leari është fëmijë autik, nëse fitoj, dua që gjysma e çmimit të shkojë për Learin dhe tjetra për fëmijët e tjerë me të njëjtin problem. Gjej rastin t’i kërkoj falje, nuk kam qenë prezent, por e di që Ergesa ka për të bërë më të mirën sepse e di që unë dua të jem pjesë e jetës së tij. Do i kërkoj publikisht t’i lëmë në anë të gjitha dhe unë të jem në gjysmën time.

Lexo edhe:
Meritoni trondit me rrëfimin për djalin, i bën thirrje nënës: Me lejo të jem afër tij

Por sa të vërteta janë këto që thotë Meritoni?

Ish-partnerja e tij, Egesta ka bërë një postim në rrjetet sociale gjatë ditës.

Ajo ka lënë të kuptohet se ka diçka për të thënë dhe do të rrëfehet në një moment, duke paralajmëruar deklarata bombastike.

A është e vërtetë se ka qenë Egesta shkaku që Meritoni ka qëndruar larg djalit të tij, siç ai shprehet?

A është vërtetë Egesta ajo që e nuk e lejon Meritonin të takohet me Learin?

Megjithatë, për të mësuar të vërtetën rreth Meritonit dhe partneres së tij do të na duhet të presim edhe disa ditë.

Lexo edhe:
Rrëfimi i Meriton Mjekiqit për të birin, ish-partnerja paralajmëron: Së shpejti…

/Shqip.com