Rozë

Rrëfimi i Meriton Mjekiqit për të birin, ish-partnerja paralajmëron: Së shpejti…

Meriton Mjekiqi në spektaklin e së shtunës (24 mars) në Big Brother VIP Albania 3 ka bërë një rrëfim prekës.

Ai ka folur për të birin, duke treguar detaje edhe për raportin me nënën e tij.

Prezantuesi nga Kosova thotë se djalin e takoi për herë të parë kur ishte dyvjeçar dhe se e ëma nuk e lejon.

Mes lotësh, moderatori zbuloi se i biri është autik dhe se nëse do të fitojë gjysmën e parave do ia dërgojë atij.

A i bëri dhe një kërkesë publike ish-partneres duke i kërkuar që t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet për djalin e tyre.

Një reagim në lidhje me këtë nuk mungoi as nga Egesta, në një shkrim të ndarë në InstaStory.

“Mos u brengos zemër, e vërteta gjithmonë do të fitojë. Së shpejti…”, u shpreh ajo.

Egesta ka paralajmëruar diçka për historinë e tyre, për të cilën do të shohim në vazhdim.

Lexo edhe:
Meritoni trondit me rrëfimin për djalin, i bën thirrje nënës: Me lejo të jem afër tij

/Shqip.com