Rozë

Djali i Sali Berishës drejt martesës

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha po shijojnë lidhjen prej shumë vitesh.

Të përfolur mjaft shumë se kur do bëjnë dasmë, së fundmi Blogerja ka dhënë një lajm të ëmbël lidhur me marrëdhënien e saj me Shkëlzenin.

Armina e ka konfirmuar dje në emisionin “Goca dhe Gra”, se dashuria mes tyre do të kurorëzohet, teksa tregoi edhe detaj të tjera nga dasma e shumëpritur.

Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.

“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”- tregoi Armina.

Ajo tha se fustanet i ka gati, pasi dasma e çiftit ishte planifikuar që në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë. Armina tregoi se Vivienne Westwood ka qepur një fustan enkas për të.

“Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”- tha Mevlani.

Para 4 vitesh Armina dhe Shkelzeni kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me fejesë./Shqip.com