“Djajtë e Kuq” të interesuar për “diamantin” e Barcelonës

Është vetëm 17 vjeçar, por te Barcelona është bërë i pazëvendësueshëm.
Pablo Martín Páez Gavira, i njohur si Gavi është ylli që shkëlqen në La Liga.
Paraqitjet e tij në fushën e gjelbër kanë mahnitur botën e futbollit dhe tashmë as ofertat nuk po i mungojnë.
Sipas Goal.com, Manchester United është i interesuar për shërbimet e mesfushorit të ri.
“17-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij, të cilën Barça po tenton ta rrisë duke i ofruar atij kushte të reja, por një marrëveshje ende nuk është arritur.

Kjo ka vënë në gatishmëri një mori klubesh – përfshirë Manchester United, të cilët e shohin mesfushorin si një zëvendësues natyral për Paul Pogba”, ka shkruar ndër tjera, mediumi anglez.
Talenti i Gavit nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, i cili e inkuadroi atë në dy ndeshje kualfikuese për Kupën e Botës. Si dhe në dy takime të Ligës së Kombeve.
17 vjeçari është inkuadruar te katalunasit në disa pozitë, përfshirë edhe si sulmues i krahut.
Angazhimi i madh dhe kontrolla e mirë e topit janë dy nga tiparet që e karekterizojnë spanjollin.
Ai ka zhvilluar gjithsej 14 paraqitje në La Liga – këtë sezonë, ndërsa është autor i dy asistimeve./Shqip.com