Rozë

DJ Geek flirton me recepsionisten? Ja si reagon Dafina

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë një nga çiftet më të pëlqyera e komentuara në mediat rozë.

Teksa bëhen gati për koncertin e përbashkët, është këngëtari Yll Limani ai i cili ka ‘ngacmuar’ këngëtaren.

Në videon e postuar në Instagram Ylli i thotë se partneri i saj ka flirtuar me recepsionisten.

Mirëpo, Dafina nuk bie pre e provokimit dhe fillon e këndon “Pse po rren”.

Edhe pse Ylli ka insistuar në rrengun e ti kjo nuk i bënte përshtypje Dafit.

Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

Së fundmi janë shtuar dyshimet se dyshja e famshme kanë plane për martesë ani pse ende nuk ka ndonjë detaj shtesë./Shqip.com