Distria Krasniqi, më e mira në botë
Publikuar:
(15.05.2023 10:50:27)

Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka përditësuar renditjen e më të mirëve. Ajo që bie në sy është pozita e xhudistes sonë, Distria Krasniqi.
Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi është e para në botë me me 7275 pikë të grumbulluara.
Pas saj, është renditur xhudistja britanike, Chelsie Giles me 7010 pikë, derisa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila i ka 6800 pikë.
Distria Krasniqi, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka arritur që ta fitojë medaljen e artë.
Ajo po ashtu ishte e suksesshme në kampionate evropiane dhe botërore duke sjellë në Kosovë disa medalje, të arta, të argjendta dhe të bronzta.
Krasniqi është shpresa e madhe e Kosovës edhe për Lojërat Olimpike të vitit 2024, të cilat do të mbahen në Paris.
/Shqip.com