Rozë

Dijonis Biba shpallet fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”

Dijonis Biba fitoi edicionin e parë të “Ferma VIP”.

Pas shumë sfidave, Dijonisi dhe Flori u përballën “kokë më kokë” në një televotim, ku publiku përcaktoi si fitues Dijonisin.

Gjashtë fermerët, të cilët prekën finalen e madhe ishin: Baby G, Ditea Berisha, Dijonis Biba, Renis Gjoka, Florian Agalliu dhe Çiljeta Xhilaga.

Urime të shumta ka patur në rrjetet sociale për Dijonisin, e mes tyre edhe Baby G.

“E meritove, my G”, shkroi këngëtarja.

Marrëdhënia e Baby G dhe Dijonisit ka qenë një nga më të komentuarat në Fermë.

Ata u përfolën herë pas herë për një raport më shumë se miqësor, por nuk u pranua asnjëherë nga ana e të dyve.

/Shqip.com