Art Jetese

Dieta me detox i duhuri pas festave

Pas vakteve të rënda e kalorike të festave, trupi e ka shumë të nevojshme ‘të vijë në vete’, duke konsumuar ushqime të shëndetshme, si një dietë detox pas festave.

Një dietë pas festave është e nevojshme nëse e keni tepruar pak dhe nuk keni qenë të kujdesshëm me sasinë e kalorive të lejuara.

Një prej ushqimeve më të mira pas festave të fundvitit është avokadoja: gjendet lehtësisht në këtë sezon, është një nga burimet më të mira të glutatione që ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe favorizon deotksifikimin e mëlçisë.

Është gjithashtu e pasur me vitaminë E e cila luan të njëjtin fukskion, duke e bërë avokadon një ushqim perfekt pas festave.

Fillojeni ditën me ujë të ngrohtë e limon, për të nxitur hidratimin dhe stimuluar tretjen pas festave. Limonët kanë shumë benefite për shëndetin dhe hidratimi është shumë i rëndësishëm: pirja e sa më shumë uji është thelbësore për të ndihmuar mëlccinë dhe veshkat të filtrojnë toksinat, shkruan Living.

Ndër perimet nuk mund të mungojë brokoli, spinaqi dhe lulelakra sepse përmbajnë një grup susbstancash kimike që jo vetëm favorizojnë detoksifikimin, por përmirësojnë sistemin imunitar duke mbajtur larg ftohjen dhe gripin.

Gjithashtu çaji i gjelbër para dhe pas vakteve ndihmon për të mbajtur të fortë metabolizmin dhe favorizon tretjen. Edhe çaji i finokut është një zgjedhje e mirë.

Mos harroni gjithashtu sportin dhe aktivitetin fizik. Evitoni ushqimet e rënda si mishi i kuq, sheqernat e tepërta, bulmetin, por kosi dhe një vezë e zier nuk bëjnë keq. Lëngjet dhe supat e perimeve të bëra në shtëpi janë një ide e shkëlqyer.