Rozë

“Di një histori shumë të tmerrshme që e nxjerr zhveshur si njeri”, Arjola flet për Granitin

Arjola Demiri dhe Granit Cana

“Big Brother Vip” tashmë është shndërruar në spektaklin më të ndjekur nga publiku shqiptar.

Banorët kanë filluar edhe diskutimet më njëri tjetrin, ku shpesh herë shndërrohen edhe në debate.

Aktorja Arjola Demiri po bisedonte me Sheilën dhe Arditin. Madje edhe Arditi bërë një deklaratë shumë interesantë për Granitin.

Ata po bisedonin për Granit Canën në lidhje me një histori të tij dashurie që Arjola dhe Arditi e dinin, ku edhe aktorja tha se me nuk i flet Graniti.

“Nuk e di nëse me ty e ka bërë, por mua më ka bërë bllok. Një nga shoqet më të mira të miat në Kosovë, e ka lënduar shumë, shumë”, ka deklaruar ajo.

Më pas aktorja e njohur shton se ai e ka evituar komplet. Ajo shprehet se di një histori tjetër “shumë më të tmerrshme që këtë e nxjerr zhveshur si njeri”.

“Nuk e di, nuk kam qenë në brendësi. Kur ma ka thënë kështu. Nuk më përkasin mua se jeta e vet, është djalë i ri e mund të bëjë çfarë të dojë. Kur plasi tema e tradhtisë ai është zhdukur komplet”, ka pohuar ajo.

Pas kësaj Arditi ka thënë së edhe atij nuk i flet më Graniti dhe për këtë lidhje e ka ditur edhe ai./SHQIP.com