Deva fiton medaljen e argjendtë në Bulgari
Publikuar:
(24.03.2022 17:30:05)

Skitarja nga Kosova, Lirika Deva, ka fituar medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të FIS-it, “PIBA CUP” për grupmoshat U16.

Këto gara mbahet në Bansko të Bullgarisë.
Deva pati kohën vetëm 0.25 të qindtat e sekondës prapa vendit të parë.

Sukses pati edhe Elena Hoxha, e cila nga 26 garuese doli e teta.
Kurse në gjininë e meshkujve, Klos Vokshi arriti të rankohet i 15-ti nga 38 garues gjithsej me dallim kohor prej 10.41 sekondash nga vendi i parë!
Në këto gara kanë marrë pjesë edhe Drin Kokaj, Kiana Kryeziu dhe Arba Pupovci./Shqip.com