Art Jetese

Dëshironi të bëni gjumë më të mirë? Ndiqni këto udhëzime

Keni probleme me gjumin?

Ju duhen vetëm 30 minuta ushtrime të lehta aerobike që mund të ju ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Charlene Gamaldo, drejtoreshë mjekësore e Qendrës Johns Hopkins për Gjumin në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Hoëard thotë se nuk do të duhet shumë kohë për të parë një përfitim.

“Pacientët nuk kanë nevojë të ndihen sikur duhet të stërviten për Maratonën e Bostonit për t’u bërë një gjumë më i mirë.”

Ushtrimi i moderuar aerobik rrit sasinë e gjumit të thellë që një person mund të ketë.

Ushtrimi gjithashtu mund të ndihmojë në stabilizimin e disponimit dhe dekompresimin e mendjes, një proces njohës që është i rëndësishëm për kalimin natyral të gjumit.

Ushtrimet aerobike bëjnë që trupi të çlirojë endorfinë dhe të ngrejë temperaturën e trupit.

Kimikatet mund të krijojnë një nivel aktiviteti në tru që i mban njerëzit zgjuar dhe ngritja e temperaturës bazë të trupit sinjalizon orën e trupit se është koha për të qenë zgjuar.

Disa njerëz duhet të ushtrojnë të paktën një deri në dy orë para se të flenë, duke i dhënë kohë niveleve të endorfinës për t’u ulur.

Për të tjerët, koha e ditës për të ushtruar nuk bën dallim.

Mungesa e gjumit të mjaftueshëm lidhet me sëmundje dhe gjendje kronike, duke përfshirë depresionin, obezitetin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës .

Agjencitë që merren me shëndetin e njerëzve rekomandojnë gjithashtu ushtrime për të përmirësuar shëndetin e gjumit, si dhe shmangien e kafeinës dhe alkoolit, pastaj mos ngrënien e vakteve të mëdha dhe heqja e pajisjeve elektronike nga dhoma e gjumit.

/Shqip.com