Sport Ndërkombëtar

Deschamps: Ky Evropian me nivel të lartë

Në letër, Franca ishte dhe mbetet një nga ekipet favorite të këtij Evropiani, por në fushë ekipi i Deschamps është shumë larg këtij statusi.

Ndaj Belgjikës mjaftoi një autogol me fat, në katër ndeshje të këtij Evropiani, “gjelat” kanë shënuar vetëm 3 gola, dy prej tyre autogola, dhe një penallti e Mbappe, shifra që ndezin alarmin, por nuk e sheh në këtë mënyrë Deschamps.

“Zhvilluam një ndeshje në nivel të lartë, u përgjigjëm mirë në fushë, në 90 minuta krijuam diçka më shumë se sa Belgjika. I vetmi peng është që nuk konkretizuam rastet që krijuam. Të arrinim çerekfinalet është një rezultat i rëndësishëm për ne, edhe pse ne jemi mësuar me këtë. Mbi Francën ka gjithnjë pritshmëri të mëdha, por ky është një Evropian me nivel të lartë. I kënaqur me Thuram dhe Mbappe? Së bashku me ta është edhe Griezmann. Thuram mund të bëjë më mirë, tek Inter është rritur shumë, e ka cilësinë për të bërë më shumë. I njëjti diskutim edhe për Mbappe”, u shpreh Deschamps në konferencë për shtyp.

/Shqip.com