Sport Ndërkombëtar

Çerekfinalja e “EURO 2024”, këto do jenë përballjet që pritet të ndodhin

Me përfundimin e fazës së 1/16-ës të Kampionatit Evropian, tashmë është krijuar pasqyra e qartë se cilat prej tetë kombëtareve pjesëmarrëse kanë siguruar plasmanin në çerekfinale.

Gjermania, Franca, Holanda, Portugalia, Spanja, Anglia, Zvicra dhe Turqia, kaluan në këtë fazë, derisa vëmendja thuajse kryesore do të jetë në kryendeshjen Gjermani – Spanjë, që luhet të premten me fillim nga ora 18:00.

Përballjet në çerekfinale:

Gjermani – Spanjë;

Portugali – Francë;

Angli – Zvicër

Holandë – Turqi.

Pas mbylljes së këtyre ndeshjeve, do të dihet se cilat do të jenë katër ekipet që do jenë në gjysmëfinale të ngjarjes më të rëndësishme në futbollin evropian.

/Shqip.com