Rozë

Debati i ashpër me Arjolën për Atdheun, reagon nëna e Antonelës

Antonela Berisha, Atdhe Xheravina dhe Arjola Demiri

Gjatë spektaklit të së martës në Big Brother VIP ka pasur debate të shumta, por që u dallua ai në mes të Antonela Berishës dhe Arjola Demirit.

Ato gjatë debatit kanë përmendur edhe persona që nuk ishin prezentë.

Bëhet fjalë për ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Atdhe Xheravina, i cili është mikë i dy vajzave.

Pas gjithë këtij debate ku vajzat akuzuan njëra tjetrën që kanë lidhje më Atdheun , në mbrojtje të Antonelës ka dalë nëna e saj, Donika.

Arjola Demiri dhe Antonela Berisha

Ajo në një koment në Instagram e quan Arjolën viktimë dhe shkruan për sakrificat e Antonelës.

“Dikush bën viktimën se ka rrit fëmijët e vet… detyrën ka bërë si çdo nënë. Çdo të them unë për ty o shpirt që ke rritur tre vëllezërit e tu. Ke studiuar, ke punuar, ke siguruar një të ardhme tënden. Ti je krenaria ime. Do të jesh gjithë jetën e do të mbetesh gjithë jetën. Vazhdo kështu siç di të jesh vetëm ti. Tregoju se një femër e vetme arrin ku të dojë”, shkroi Donika.

Ndryshe, Arjola ka thënë së sipas saj Antonela nuk është VIP dhe nuk duhet të ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri./SHQIP.com