Sport Ndërkombëtar

De Jong – në mes të dy “zjarreve”

Frenkie de Jong

Saga “Frenkie De Jong – Manchester United” po vazhdon ende.

“Djajtë e kuq” nuk po heqin dorë nga ai.

Fabrizio Romano raporton se “marrëveshja e De Jong, nuk u rrëzua kurrë… por pa ndryshime: ende nuk ka dritë jeshile nga Frenkie. Man United dhe Barça kanë një marrëveshje gati që nga qershori: 65 milion €, shtesa € 20 milion [struktura do të vendoset]. Prioriteti i Frenkie, qëndrimi në Barça – por ulja e pagave ende “shumë e pamundur”.

Magjiku holandez ka zhvilluar 32 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës, teksa ka regjistruar tri gola dhe tri asistime.

Ai u bashkua me blaugranët në vitin 2019, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e Ajaxit. 

Nëse do transferohej në United – ai do të bashkohej me ish-trajnerin e tij të Ajaxi, Erik ten Hag./Shqip.com