Lajme

Dalin rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë në Luginë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka thënë se në mëngjesin e sotëm janë dal rezultatet preliminare nga regjistrimi i popullsisë në Luginën e Preshevës.

PËrmes një postimi në Facebook, Arifi tha se Bujanoci numëron mbi 54 mijë banorë.

“Ditën e djeshme, më 31 tetor 2022, ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Serbisë. Shqiptarët për herë të parë pas regjistrimit të vitit 2001 iu përgjigjen thirrjes për regjistrim. Nga rezultatet preliminare që kemi siguruar mëngjesin e sotëm, Bujanoci numëron 54.498 banorë dhe 13.000 amvisëri, Presheva ka 59.024 banorë dhe 11.654 amvisëri, dhe Medvegja 8.459 banorë dhe 5899 amvisëri”, shkroi Arifi.

Arifi tha se që nga regjistrimet e fundit, Bujanoci ka një rritje prej 11 mijë banorë.

“Këto shifra tregojnë se komuna e Bujanocit është komunë në rritje, ku në krahasim me regjistrimin e fundit të rregulltë në vitin 2001, ku komuna jonë ka pasur gjithsej 43.302, sot është rritur për më shumë se 11.000 banorë”.

Edhe pse është raportuar për parregullësi në procesin e regjistrimit të popullsisë, shqiptarët në Luginë ju kanë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrje.

Një qytetare në Komunën e Bujanocit kishte thënë se regjistruesit serb nuk ju ndihmonin personave të cilët kishin probleme në qartësimin e pyetjeve.

Ankesa dhe parregullësi për regjistrimin në tri komunat shqiptare në Serbi – SHQIP.com

Për parregullësi në Medvegjë e kishte pohuar edhe kryetari i kësaj Komune, Shqiprim Arifi.

Para një jave, Arifi për shqip.com ka thënë se Serbia po synon t’i përshtatë vetë listat e regjistrimit të shqiptarëve.

Zyrtarët e Luginës së Preshevës kanë kërkuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare monitorimin e procesit të verifikimit të popullsisë në Serbi.

Kurti kërkon nga bashkësia ndërkombëtare monitorimin e verifikimit të popullsisë në Luginë – SHQIP.com

Që ky proces të mbikqyrët nga ndërkombëtarët e ka kërkuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

/Shqip.com