Dalin pamjet e sherrit mes dy konkurrentëve të “Për ‘puthen” në prapaskenë
Një debat i ashpër ka ndodhur mes Hysenit dhe Brunos gjatë publicitetit të puntatës të ditës së hënë.
Pasi Bruno tha se Mikela ka qenë e vetmja që i ka folur se nuk ka qenë mirë, ndërhyri Alvisa duke i thënë se kishin folur me mesazhe po si ka kthyer përgjigje.
Pas kësaj, nisi përplasja e ashpër mes dy djemve.
“Ta plas mikrofonin në kokë – më tha mua”, dëgjohej duke thënë Bruno teksa djemtë e tjerë përpiqeshin të mbanin konkurrentët që të mos kishte përplasje fizike.
“Mos më bëj mua skena, kaq po të them”, i thoshte në prapaskenë Hyseni – Brunos.
Hyseni tregoi se Bruno i përmendi gjestin human që bëri për Nikun, ndërsa Bruno e mohon këtë gjë.
Pas kësaj ka ndodhur konfrontimi fizik në mes të djemve ku Hyseni ka vendosur që të largohet nga emisioni.
Pas kësaj Bora i tha se këtë vendim kishte marrë edhe emisioni, por mirë që është marrë nga ai.
Djali tjetër që është larguar nga program është edhe Bajo, pasi që produksioni ka vendosur që ta largojë pasi që ishte edhe ai i përfshirë në konflikt
Ndwrsa djemtë që janë eleminuar nga Për’puthen pasi vajzat nuk kanë më interes për ta janë Dori, Artani dhe Aleksi./SHQIP.com